Covid i mori jetën , Bejko prek me mesazhin: Edi do i mungosh Gjirokastrës, çdo gjë do duket edhe më bosh seç është!

Nga Roland Bejko

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga kjo jetë për shkak të corona-virusit të Edi Peshës, më hidhëroi shumë.
Pa dyshim, familja humbi njeriun e saj të dashur; të afërmit, birin e tyre; miqtë dhe shokët e tij, një bashkëpunëtor fjalëpak; dhe ne opozitarët, një kundërshtar të denjë politik, plot batuta dhe humor.
Me Edin njiheshim që në fundin e viteve ’80, kur isha student. Qysh me shpalljen e pluralizmit politik dhe rënies së diktaturës komuniste, kemi qenë kundërshtarë politike, por të tillë që edhe në “pikun” e konflikteve të nxehta, ai dinte të ishte luajal dhe i respektueshëm. Ai dinte ta ndante të mirën nga e keqja, ashtu siç dinte të dallonte qartë se ku mbaronte partiakja dhe ku fillonte qytetaria.
Nga sot e përgjithmonë, hapësirës qytetare, do ti mungojë një njeri i mirë, pasionant, dhe një funksionar me vlera. Edi do t’i mungojë Gjirokastrës. Varoshi, Qafa e Pazarit, dhe Turizmi pa të, do duken edhe më bosh seç janë..
Qoftë i paharuar Edi!
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të tij!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment