Dializa vetëm në privat, të sëmurët protestë para spitalit të Gjirokastrës

0
365

Pacientët e dializës nga i gjithë jugu i vendit kanë protestuar sot para spitalit të Gjirokastrës për njoftimin e marrë ende në rrugë jo zyrtare se këta pacientë do të duhet të kryejnë tashmë dializën pranë Spitalit Amerikan në Gjirokastër.
Ata kanë refuzuar të kryejnë dializën sot në shenjë proteste ndërsa kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës.
Sokol Feruni kreu i spitalit “Omer Nishani” tha se ky nuk është një vendim i marrë lokalisht dhe se urdhri ende nuk ka mbërritur me shkrim por gjithsesi vendime me këtë nivel i takojnë ministrisë.
Janë gati 30 pacientë që udhëtojnë 3 herë në javë drejt Gjirokastrës nga Tepelena, Përmeti, Saranda, Libohova, Delvina e Konispoli për të marrë shërbimin e dializës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here