Mediat në Athinë: “Ndërmjetësimi shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi

0
255

Negociatat mes Greqisë dhe Turqisë nisin më 25 janar. Palët do të ulen pas tensioneve të gjata, ndërsa pritet që bisedimet të jenë të vështira.

Mediat greke kanë shkruar gjatë për këtë temë, ndërsa nuk kanë lënë pa përmendur edhe faktorin shqiptar. Media e njohur greke, “Protothema” në një artikull të gjatë ka futur në lojë, në atë që e quan “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi.

Gazeta i është referuar zhvillimeve të fundit, vizitën e kryeministrin Edi Rama në Ankara dhe më pas fill pas kësaj takimet private në Athinë.

Artikulli nga Protothema:

Çfarë pritet të ndodhë?

Është planifikuar që Ibrahim Kalin, këshilltar kryesor i Tajip Erdogan, të mbajë kontakte me drejtoreshën e zyrës diplomatike të kryeministrit grek, Eleni Sourani.

Ministri turk Mevlut Çaushoglu foli për takimin e tij me ministrin  e Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë pas përfundimit të raundit të parë të hetimeve, i cili nxori në sipërfaqe “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, raporton Protothema.

“Siç dihet, kryeministri shqiptar Edi Rama kohët e fundit bëri një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Taip Erdogan dhe më pas u takua jozyrtarisht në Athinë  me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin, Nikos Dendias.

Në atë kohë, u tha që kryeministri shqiptar po përpiqej të ndërmjetësonte midis Ankarasë dhe Athinës. Edi Rama dihet se është një aleat besnik i Erdoganit, por më 20 tetor ai pranoi të referonte zgjidhjen e Detit Jon në gjykatën ndërkombëtare në Hagë dhe më pas e quajti atë “e drejta e Greqisë” duke shtrirë ujërat e saj territoriale në 12 milje, kur është e mundur, duke shkaktuar acarim në Ankara, shkruan gazeta greke.

Më tej vijon se: “Në të njëjtën kohë, Shqipëria po luan kartën e perspektivës evropiane  dhe po pret datën e fillimit të negociatave të pranimit,  e cila është “mbërthyer” në një veto bullgare në Maqedoninë e Veriut, me rastin e çështjes së gjuhës, pasi Bashkimi Europian e trajton si një “paketë” negociatat e pranimit të vendeve të Ballkanit perëndimor. Është  e qartë, për këtë çështje, e cila është thelbësore për të ardhmen politike të Ramës, Shqipëria mund të synojë vetëm të mbështesë Greqinë.

Prandaj, në këtë moment, Kryeministri i Shqipërisë mund të veprojë si një “ndërmjetës” midis Greqisë dhe Turqisë, vë në dukje Protothema. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here