Basha për Ramën: Tirja e qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter

0
183

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama vijojnë përplasjet e tyre në distancë për përmbytjet që përfshinë disa zona të vendit pak ditë më parë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike.
Krydemokrati thotë se teksa shqiptarët vuajnë, “Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter.”
Sipas Bashës, kryeministri nuk mund të mbulojë dështimet e qeverisë dhe skandalin e darkës luksoze në Dubai.

Reagimi
Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here