Ngjarje e rëndë/ Gjyshja që u përdhunua nga nipi në Divjakë: Bëri si donte vetë! I biri: E gjeta plakën të zhveshur

0
246

Gjyshja e përdhunuar nga nipi në Divjakë ka folur për mediat e tronditur me zërin e dridhur. “Më bëri si do vetë. Tërë natën më torturoi”, është shprehur ajo.

Ndërsa djali i saj ka treguar më shumë detaje nga kjo ngjarje tronditëse. Ai thotë se kur ka shkuar në shtëpi e ka gjetur të moshuarën të vrarë në fytyrë dhe të zhveshur dhe kjo e fundit i ka thënë se ai e ka përdhunuar.

“Vajta për të marrë çunin në Fier. Kishte ardhur nga Greqia. E morëm me taksi dhe e sollëm në shtëpi. Më lë taksia te porta dhe kur shikoj unë plaka këtu. Mirëpo atë nuk e pashë fare unë. Plaka ishte e vrarë nga fytyra. Kjo më tha mua që ai më vrau. Kur unë e kapja nga supet ajo ishte e zhveshur, lakuriq.

E kishte zhveshur ky, kishte hedhur dhe bebelina te dera. E pyeta unë plakën më përdhunoi tha. E takova djalin, i fola. Më tha jo, ti i qëllove kështu. E mori ky pastaj e çoi matanë. Flejtën andej. Djali ishte e dehur. Unë vajta mbylla derën. Vajta te kryeplaku denoncova atje. Më tha do denoncoj në polici. Denoncoje i thashë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here