“Me radhë është kjo punë”, infektohet me COVID-19 Mirela Kumbaro

0
260

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale. Kumbaro shkruan se për shkak të infektimit nuk mund të lëvizë dot për të vijuar takimet e parashikuara në qarkun e Gjirokastrës, por do të vijojë punën përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

“Me radhë është kjo punë… Radha ime sot te provoj efektet negative te statusit ‘pozitiv’ Për aq kohe sa duhet nuk do te lëviz dot për  te vijuar takimet e parashikuara ne Qarkun e Gjirokastrës. Por do te vijojmë kontaktet si çdo dite përmes telefonit dhe rrjeteve sociale” – shkruan ish-ministrja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here