Dropull/ Moti i keq i permbyt seren , falimenton fermeri Pasha

0
226

Prej më shumë se 15 vitesh Resul Pasha merret me bujqësi. Prodhimet të cilat i mbjell në serë , në tokën e mar me qera në fshatin Vrisera, të bashkisë Dropull, ai i tregton mëpas në tregun e Gjirokastrës. Mes shumë shpenzimesh që i duhet të paguaj , për fermerin Pasha ky vit nuk ka nisur aspak mirë. Moti i keq i ditëve të fundit i shkaktoi atij probleme të mëdha ku toka iu përmbyt së bashku me serën e tij e cila tashmë është jashtë funksionit.
Dëmi i shkaktuar sipas Pashës kap miliona lekë . Pavarësisht kësaj fermeri nuk ka mar asnjë subvencion nga shteti ndërsa askush nuk është interesuar për gjendjen e tij .
Eliminimi nga skema e subvencioneve është kosto e papërballueshme për fermerët në qarkun e Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here