Programi i PD për turizmin, Kashahu: Do të dyfishojmë vendet e punës

0
181

Partia Demokratike prezantoi sot programin për zhvillimin e turizmit. Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë Arben Kashahu tha se ky plan synon të sjellë ndryshimin , për të cilin ka nevojë vendi. Ai tha se qeveria socialiste ka dështuar në menaxhimin e këtij sektori “jetik” për vendin.

Sipas Kashahut, programi i PD do të dyfishojë vendet e punës në industri dhe do të diversifikojë ofertën turistike ku të gjithë aktorët e komunitetit të marrin pjesë.

“Pas 8 vitesh dështimi të përgjithshëm e në cdo sektor, spikat dështimi në sektorin kryesor dhe jetik të Shqipërisë: Turizmi! Dhe jo për shkak të ndonjë fatkeqesie natyrore, por të qeverisë! Pas 8 vitesh që shqiptarët dëgjojnë vetëm fjalë por nuk shohin asnjë vepër të realizuar, dëgjojnë probleme por jo zgjidhje, është koha që kjo të ndryshojë, është koha për ndryshim rrënjësor”, tha ai.

Kashahu bëri një përshkim të detajuar të gjendjes në të cilën ndodhet turizmi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here