Ministrja e Arsimit merr vendimin e rëndësishëm: I gjithë arsimi parauniversitar me mësim online deri më 19 shkurt

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë njoftimin e rëndësishëm se të gjitha shkollat në Shqipëri do të zhvillojnë mësim online deri më 19 shkurt.

Shkak për kalimin në skenarin e tretë të mësimit onlinë nga data 15-19 shkurt është rënia e temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës.

NJOFTIM

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment