Ngricë dhe borë në rrugë, Policia: Shmangni shpejtësinë, përdorni goma dimri dhe zinxhirë

Policia e Shtetit, nisur nga situata me motin e keq në vend, u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes, për shkak të prezencës së akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia i bën thirrje qytetarëve që të ecin me goma dimri, apo të përdorim dhe zinxhirë.

Gjithashtu sipas njoftimit, bëhet me dije se strukturat e Policisë së Shtetit janë duke operuar në terren, në koordinim e bashkëpunim me autoritetet e tjera përgjegjëse, për normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e motit të keq.

Mesazhi i policisë:
Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera. Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre.
Të vendosin zinxhirët para se të fillojnë lëvizjen me automjet, pasi punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir.
Të vendosin rripin e sigurimit.
Të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Të kufizojnë në maksimum shpejtësinë, pasi në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës, gjë që rrit rrezikun e përfshirjes në aksidente rrugore.
Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë.
Strukturat e Policisë së Shtetit janë duke operuar në terren, në koordinim e bashkëpunim me autoritetet e tjera përgjegjëse, për normalizimin e situatës së krijuar si pasojë e motit të keq. Për çdo problem apo informacion mund të telefononi në numrin pa pagesë 112 ose shkruani në Komisariatin Dixhital, duke iu siguruar reagim të menjëhershëm

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment