ARRSH informon mbi gjendjen e akseve kombëtare: Qarkulloni me goma dimri dhe zinxhirë

0
214

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të bores dhe ngricave të ditëve të fundit.

Në njoftimin zyrtar të publikuar nga ARRSH në Facebook, rezulton se disa akse rrugore në rajonin verior dhe qëndror të vendit vijojnë të jenë problematike dhe po punohet për pastrimin e plotë të tyre.

Ndër të tjera, ARRSH i bën apel të gjithë shoferëve që të bëjnë kujdes dhe të përdorin zinxhirë, goma dimërore dhe të reduktojnë shpejtësinë në zonat me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i ARRSH:

Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

RAJONI VERIOR

Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

RAJONIO QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:

Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

RAJONI JUGOR

Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here