Konfirmohet varianti britanik i Covid-19 në Mal të Zi

0
137

Rëndohet gjendja me të infektuar nga koronavirusi në Mal të Zi. Serbia i dhuron 2.000 doza vaksinash Malit të Zi

Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19. Pasi kemi të bëjmë me virus, i cili ka një përhapje shumë të lartë, sipas ekspertëve,   gjatë ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me ketë virus. Mali i Zi, aktualisht renditet i pari në rajon me 1.376 të infektuar me koronavirus për 100.000 banorë.  Për shkak të situatës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave, pas mbylljes së Budvës dhe Tivatit, me urdhër të institucioneve përkatëse u mbyllën të gjitha objektet e hotelisë në Nikshiq, Cetinjë, Podgoricë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here