Arrihet marrëveshja mes Bashës dhe Mediut, kreu i PR: Shqipëria fiton më 25 prill!

0
222

Kreu i Partisë Republikane ka firmosur i pari me Partinë Demokratike për koalicionin “Shqipëria fiton” që do të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 25-prillit.

Pas takimit të disatë të zhvilluar me kreun e selisë blu, Lulzim Basha, Mediu tha se proporcionaliteti është ajo pikë që duhet të vlerësohet në këtë marrëveshje, dhe se Shqipëria fiton më 25 prill. 

“Në marrëveshje është konsideruar çdo kërkesë e partive dhe pa dyshim i jep edhe autoritetin ligjor Partisë Demokratike që të përcjellë në KQZ dokumentin. Sot është një process që vijon. I shërben një koalicioni për fitoren e zgjedhjeve. Proporcionaliteti është ajo pikë që duhet të vlerësohet në këtë marrëveshje,”- tha Mediu ndër të tjera.

Mediu ka qenë i fundit nga aleatët e PD-së që arriti në një marrëveshje me Lulzim Bashën, ndërkohë që sot firmosi i pari. Pritet që në vijim të firmosin edhe aleatët e tjerë. Lëvizja surprizë e këtij koalicioni është edhe partia përfshirja e Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike. 

Kryedemokrati Basha ka mbyllur marrëveshje me të gjithë aleatët e tij, PBDNJ Vangjel Dule, Partia Drejtësi për Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Agrare e Agron Dukës dhe Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar e Dashamir Shehut.

Dje, mbylli gjithashtu marrëveshjen me Artur Roshin, drejtuesin e Partisë së Ballit Kombëtar që është edhe pjesë e Opozitës Parlamentare. Një natë më parë, Basha priti në një takim në selinë blu kryetaren e Lëvizjes Socialist për Integrim, Monika Kryemadhi dhe ranë dakort që do të futeshin me lista të ndara në zgjedhjet e 25 prillit. Mes tyre mund të ketë një koalicion pas zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here