Integrimi, Rama sërish fajin BE-së: Ne i kemi bërë detyrat, të shohim se Holanda është në fushatë

0
203


Gjatë bashkë-bisedimit me qytetarët në Berat, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe te procesi i integrimit të vendit. Ai e adresoi sërish fajin te problemet e brendshme të Bashkimit Europian.

Sipas Ramës, Shqipëria i ka përmbushur kushtet, por konferenca ndërqeveritare nuk do të hapet pa u bërë zgjedhjet në Hollandë. Ai shtoi se ky proces ka dy faktorë Shqipërinë dhe BE-në.

“Procesi i integrimit ka dy faktorë, Shqipërinë dhe BE-në. Por BE nuk është një, por është një bashkësi shtetesh që janë të ndryshme në këtë proces. Duke u nisur nga vendimi i KE, është zyrtarizuar, por hapja e negociatave formalisht është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet. Por procesi i negociatave lidhet me hapin formal të konferencës ndërqeveritare. Këtu jemi në një fazë që e kemi parë që dinamikat e BE, dhe hallet e një vendi dhe një vendi tjetër.

Unë për veten time e kam thënë që pa u bërë zgjedhjet në Holandë do dëgjojmë shumë, por konferenca nuk do të ndodhë. Të shohim, Holanda është në fushatë. Patjetër që ka ndikuar shumë dhe pandemia se e ka futur në një tjetër proces. Do jem në Bruksel në pak ditë, do të kem kontakt me të gjitha autoriteteve. E rëndësishme është që ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Por BE ka një strukturë me dy shkallë, por integrimi lidhet dhe me situata të brendshme në shtete të caktuara”, tha Rama.

Në mars të vitit të kaluar Bashkimi Europian vendosi kushte shtesë për Shqipërinë. Në fund të vitit që lamë pas BE dha një “Jo” për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Prej vitit 2014 Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE, por edhe pas 7 vitesh nuk ka mundur të çelë negociatat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here