Silva Bino “kërcënon”: Jemi në situatë kritike, të hënën vendosim për ashpërsimin e masave

0
237

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino nuk e përjashton mundësin për ashpërsim të masave kundër Covid 19 në fillim të javës së ardhshme.

“Në fund të javës dhe të hënën tjetër ne do të shikojmë se si po ecën gradualisht situata  dhe do të merren masan përkatëse sipas evoluimit të pandemisë”, thotë Bino.

Bino thot se shifrat e të prekurve nga koronavirusi, numrin e atyre që kërkojnë ndihmë në spitale dhe humbjet e jetëve prej Covid-19 në Shqipëri dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

“Me rëndësi është që të gjithë njerëzit të evitojnë grumbullimet, të mbajnë maskën, të ulen shpesh në kafene apo lokale në mënyrë të grumbulluar, pasi janë vende të burimit të infeksionit. Është një situatë serioze, pasi numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim, janë një kambanë alarmi dhe shqetësuese”, tha më tej Bino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here