“Në 25 Prill i japim fund të keqes”/ Enkelejd Alibeaj takim me banorët e Fierit: Puna në fshat do të shpërblehet

0
342

Alibeaj theksoi realiteti i fshatrave  duhet të ndryshojë më vote më 25 prill, duke u bashkuar rreth ndryshimit pavaresisht bindjeve politike.

Koordinatori politik i qarkut Fier, Enkeled Alibeaj bisedoi me banorët e fshatit Vlosh në Roskovec gjatë mëngjesit të sotëm.

Alibeaj theksoi se realiteti i fshatrave duhet të ndryshojë me votë më 25 prill, duke u bashkuar rreth ndryshimit pavarësisht bindjeve politike.

Ka 8 vite që ekonomia dhe punët janë në vendnumëro. Një vend i bukur, pjellor, por që është shpopullsuar i gjithi , siç ka ndodhur këtu. Kjo është dramë e madhe. Nuk është as vendnumëro, është kthim pas. 25 prilli është dita që do të zgjidhë shumë gjëra. Që djemtë të mos ikin, që të rifillojë edhe njëherë mbështetja për bujqësinë, që prodhimi juaj të shitet. Zgjidhja është të bëhemi bashkë, pa asnjë lloj dallimi. T’i japim fund të keqes! Boll më me këta! Të fundit në punësim, por të parët në gjoba e taksa. Në planin e Lulzim Bashës ka mbështetje për fshatin, që puna e bujqëve, e blegtorëve të konvertohet në para”, tha Alibeaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here