Kinematografia shqiptare ne zi humb jeten Kujtim Gjonaj

0
288

Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare Kujtim Gjonaj. Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur me origjinë nga Tepelena, Kujtim Gjonaj, ka humbur jetën ditën e djeshme për shkak të Covid-19.Një vit më parë,në janar 2020, ai u nderua me çmimin “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, në një ceremoni të organizuar në auditorin e universitetit “Eqrem Çabej”.Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Karriera e tij e pasur si regjisor dhe skenarist filloi në vitin 1969 me “Shkolla dhe praktika” dhe përfundoi në vitin 2018 me veprën “I fundmi i rilindasve”.

Gjonaj është nderuar edhe me disa vlerësime si Mjeshtër i Madh”, Urdhri Naim Frashëri i Artë” dhe “Artist i Shquar”, si dhe është fitues i një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare

Karriera dhe krijimtaria e Kujtim Gjonajt ka qenë shumë e pasur dhe për meritat e tij në kinematografi ai është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike,”Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdoi krijimtarinë e tij profesionale.

Regjisor dhe skenarist filmi dokumentar:
• Shkolla dhe praktika 1969 skenarist
• Femijte tane 1971 “
• Vellezerit Topulli 1972 “
• Motive nga dita e diele 1973 “
• Se u mbushen malet plot me partizane 1974 skenarist & regjisor
• Tregim per nje hero 1975 ” & “
• Lidhja shqiptare 1978 skenarist
• Rinia dhe celiku 1980 skenarist & regjisor
• Artiste ne pune dhe ne skene 1981 ” & “
• Kryengritjet e medha 1982 ” & “
• Arti shqiptar ne mesjete 1983 skenarist
• Ne gjurme te nje historie 1984 skenarist & regjisor
• Me e madhja dashuri 1986 regjisor
• Nje qytet ne telajo 1987 “
• Keshtjella e kengeve 1988 “
• Etyd prane detit 1989 skenarist
• Meditim 1990 regjisor
• Drejt Europes 1991 “
• Shqiptaret e Zvicres 1992 “
• Shembja e idhujve 1993 “
• Gjaku yne i shprishur (Jeronim De Rada) 1998 skenarist & regjisor & producent
• Ditet e fundit te nje luani( Ali Pashe Tepelena) 2001 regjisor & producent
• Nene Tereza 2003 regjisor & producent
• Enciklopedia qe ecte me kembe( Faik Konica) 2005 regjisor
• Pse 2007 “
• Enderra e Camerise 2010 “
• Magjia Pano( Panajot Pano) 2012 regjisor
• Deti i diturive- Hasan Tahsin( Hoxha Tahsin) 2013 “
• Margarita( Margarita Xhepa) 2014 regjisor
• Gjithcka per Kosoven( Ramush Haradinaj) 2015 “
• Saga e Dinejve( Abedin Dino dhe trashegimtaret) 2017 “
• I fundmi i rilindasve( josif Bageri) 2018 “

Vleresime
1979 Medalja “Naim Frasheri”
1987 Urdheri “Naim Frasheri” klasi I
2002 Urdheri “Naim Frasheri” I Arte
2012 Titulli “Mjeshter i Madh”
2016 Titulli “Mirenjohje e Mallakastres”
2016 Titulli “Qytetar Nderi i Tepelenes”
2016 Titulli “Mirenjohje e Camerise”
2016 Vlersim “Mirenjohje e Q.K te.Kinematografise
2017 Titulli “Regjisor i shquar” nga Instituti “Media dhe imazhi’
2018 Titulli “Personalitet i shquar” i shoqates “Shqiperia”
2018 Titulli “Mirenjohje” nga Shoqata kulturore e shqiptareve te Rumanise per filmin “Josif Bageri”
2019 Titulli “Mirenjohje ” nga Bashkia Kucove
2019 Titulli” “Personalitet i shquar” i Shoqates Atdhetare “Laberia” Nder i Kombit”
2019 Titulli “Artist i shquar” nga shoqata kulturore “Pegaso”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here