Raporti i DASH, Basha: Situata dramatike, shkak pastrimi i parave dhe korrupsioni qeveritar


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë nga selia blu reagoi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai tha se Shqipëria nuk ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit, pasi qeveria është e korruptuar.

Basha solli në vëmendje edhe përgjigjimet e antimafias italiane, sipas së cilit vërtetojnë pikërisht se në Shqipëri pastrohen para.

“Sot e keni të zezë mbi të bardhë në raportin e DASH. Qeveria e Shqipërisë nuk bëri asnjë përparim të dukshëm. Shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave është vetëm një qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës. Shkak për pengesën është korrupsioni qeveritar. Këtë e ndjeni në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë të kujtoj përgjimet e antiamafias italiane. Raporti i DASH thotë qartë se investimet në pasuritë e paluajtshme janë në metodat më të përhapura të pastrimit të parave”, deklaroi kreu i PD.

Ky i fundit u ndal edhe te tenderat sekretë. Ai akuzoi qeverinë se vodhi në kohën e pandemisë. Kryedemokrati shtoi se janë këto shkaqet pse ekonomia dhe biznesi sot janë në krizë.

“Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në kohën e pandemisë vodhën me tendera sekretë ushqimet e njerëzve. Sot SPAK ka marrë të pandehur zyrtarë të nivelit të dytë për akuzën që në kulmin e pandemisë, kjo qeveri bëri atë që ka bërë çdo ditë këto 8 vjet ka vjedhur dhe shpërdoruar paratë e shqiptarëve. Ky është shkaku i krizës, paralizës së biznesit, sipërmarrjes”, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment