Meta: Nëse PS konfirmohet pa prekur votën, jap dorëheqjen më 26 prill!

0
247

Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi të zhvilluar këtë të enjte me përfaqësues të shoqërisë civile lidhur në lidhje me ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme  të 25 Prillit  ka deklaruar se nëse PS konfirmohet fituese pa prekur votën, ai do të japë dorëheqjen më 26 prill.

“Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here