A do jetë kandidate për deputete? Përgjigjet Silva Bino

0
180

Shefja e Departamentit të Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP, Silva Bino është shprehur se nuk pret ftesë për t’u bërë pjesë e politikës. 

Pyetje: Njëra prej kolegeve tuaja mori një propozim nga kryeministri. E prisni dhe ju një propozim të tillë?

Silva Bino: “Jo unë jam shumë e lumtur me këtë punë që bëj.” 

Kjo pyetje i është bërë nga mediat pas ftesës që Rama i bëri drejtoreshës së Infektivit, Najada Çomos, për t’u bërë pjesë e listave të kandidatëve për deputet të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama e prezantoi publikisht Çomon në ditën kur mjeku tjetër Tritan Kalo dha dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me akuza ndaj politikës për përdorim të bluzave të bardha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here