55 mijë tatimpagues duhet të deklarojnë llogaritë bankare pranë Drejtorisë së Tatimeve brenda 26 tetorit

0
153

55 mijë tatimpagues duhet të deklarojnë llogaritë bankare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Tatimet sqarojnë se nuk ka nevojë për vizitë fizike të bizneseve që të plotësohet ky detyrim. Çdokush në llogarinë personale e-filling, mund të plotësojë të dhënat bankare, duke përfshirë e-banin, emrin e bankës dhe monedhën që mban llogarinë. Deklarimi i llogarive ka nisur që në 15 Tetor dhe përfundon në datën 26 të këtij muaji, për të gjithë bizneset me TVSH që realizojnë xhiro mbi 2 milion lekë në vit. Nëse deklarimi i llogarisë bankare nuk do të bëhet brenda datës 26 tetor, atëherë sistemi do të gjobisë me 50 mijë lekë personat fizikë dhe 100 mijë lekë personat juridikë. Detyrimi për hapjen e llogarisë bankare përfshin edhe tatimpaguesit e rinj, apo ata që kalojnë si subjekte me TVSH, të cilët duhet ta deklarojnë llogarinë deri në 20 ditë pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose ndryshimit të statusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here