“Në Parlament u futën njerëz me rekorde kriminale”, Arta Dade: Rama duhet të dorëhiqet

Ish-deputetja socialiste Arta Dade tha se PS, e cila po kërkon mandatin e tretë si fillim duhet të konsolidonte demokracinë e brendshme, ku të kishte një proces të mirëfilltë në përzgjedhjen e elementëve pozitivë.

Ajo tha në ‘Fol me mua’ se PS duhet të shmangte disa figura që kanë dëmtuar imazhin e partisë, ndërsa shtoi se në Parlament janë futur persona me rekorde kriminale.

Sipas Dades, lideri i PS duhet të jepte dorëheqjen dhe Partia Socialiste të nxirrte një drejtues tjetër.

“Para një viti unë kisha një mendim tjetër. Kisha mendimin që PS në qoftë se do të kërkonte një mandat të tretë sigurisht duhej të merrej me veten e vet. Duhej të konsolidonte demokracinë e brendshme, duhet të kishte një proces mirëfilli të përzgjedhjes së elementëve pozitivë.

Duhet të shmangte disa figura që pak a shumë e kanë dëmtuar dhe imazhin e PS sepse kanë qenë me rekorde kriminale të cilët nuk duhet të ishin futur në parlament në asnjë rast. Pra kishte disa procese, pastaj edhe problemi i liderit që unë kam sugjeruar që ai të jepte dorëheqjen dhe Partia Socialiste mund të kishte nxjerrë një drejtues tjetër në kuptimin që të aplikoheshin në kapacitet të plota ato çështje që janë ngërthyer në program”, tha Dade.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment