Protesta në Suedi, qytetarët kundërshtojnë masat anti-Covid

0
242

Qindra protestues u mblodhën në Stokholm për të kundërshtuar masat kufizuese që janë vendosur në kuadër të parandalimit të pandemisë.

Autoritetet suedeze thone se demonstrata, protesta e parë e madhe kundër kufizimeve të koronavirusit të vendit ishte e paligjshme, pasi u mbajt pa leje.

Policia e Stokholmit tha se ata vendosën të ndërpresin tubimin menjëherë pasi numri i pjesëmarrësve tejkaloi numrin që lejohet për grumbullime.

Pamjet nga mediat suedeze treguan se një numër i konsiderueshëm protestuesish pa maska ​u mblodhën në qendrën e vjetër të kryeqytetit. Gjashtë oficerë policie u plagosën, pas përplasjeve me një grup protestuesish që refuzuan të largoheshin.

Në fillim të pandemisë, Suedia, ndryshe nga shumica e vendeve të tjera evropiane, vendosi ta mbajë shoqërinë e saj kryesisht të hapur me pak kufizime, por në muajt e fundit qeveria ka ashpërsuar masat.

Në Suedi janë regjistruar mbi 13,000 vdekje nga koronavirusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here