Thirrja e Metës nga Korça: Më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta foli nga Korça për zgjedhjet e 25 prillit, teksa iu bëri thirrje krerëve të partive politike që të fusin në lista figura të pastra dhe me integritet.

I pyetur nga gazetarët lidhur me kandidimin në listat e PS të inxhinieres Luljeta Bozo apo shefes së Infektivit, Najada Çomo, Meta u përgjigj se nuk kishte asnjë koment për këtë, por përsëriti thirrjen për figura me integritet.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë parti vetëm kam një lutje, ju lutem sa më shumë pedagoge, sa më shumë të rinj të arsimuar, sa më shumë figura të pastra dhe ju lutem shumë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e Shqipërisë.
Jo se kam diçka me biznesmenët, por është e rëndësishme të kemi në Kuvend njerëz me integritet. Nuk dua të hyj në emra, s’më intereson asnjë parti. Sa më shumë figura të ndritura dhe me integritet, në mënyrë që gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e meriton në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Janë zgjedhje shumë të rëndësishme për 100 vitet e ardhshme, sepse janë krye kushti për integrimin. Do ta kalojmë me hir a me pahir në kuptimin më të mirë të kësaj fjale”, tha Meta.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment