Greqia shtyn sërish afatin, kur pritet të rihapet Kapshtica

Policia greke ka shtyrë sërish afatin e bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës për shkak të masave kundër koronavirusit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtyrja e afatit do të jetë deri në datën 22 mars të këtij viti. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash).

Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë. Në orët në vijim pritet edhe një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë njoftim.

Kujtojmë se Greqia është duke kaluar valën e tretë të pandemisë me më shumë se 2 000 të prekur çdo ditë pavërisht vaksinimeve dhe masave të rrepta nga qeveria.

Në një situatë të ngjashme është edhe Shqipëria. 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment