KQZ miraton modelet e dokumenteve që do përdoren për nxjerrjen e rezultateve zgjedhore

KQZ ka miratuar modelet e dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve zgjedhore, si dhe disa qendra votimi në ndërtesa private.

Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar ditën e sotme, KQZ caktoi rregullat për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve, si dhe miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve.

Komisioneri vendosi akreditimin e gazetarëve të qendrës “Birn Albania” dhe “Report Tv”” për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë nga KQZ:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Pas shqyrtimit të projektvendimeve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë koalicionin “Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, si edhe të regjistrojë z. Elton Lahim Debreshi, si kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit.

Gjithashtu, miratoi dokumentacionit të punës që do të përdorin Komisionet e Qendrave të Votimit, caktoi rregullat për mbledhjen, administrimin e publikimin e rezultatit paraprak të zgjedhjeve dhe miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve, caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, si edhe vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Berat, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Malva Syrja Aliaj.

Komisioneri vendosi akreditimin e gazetarëve të qendrës “Birn Albania” dhe “Report Tv”” për vëzhgimin e zgjedhjeve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment