Laerti harxhon miliona euro per mjete, por makinat i merr falas nga One

Laert Duraj, personi të cilin e ka zili dhe vetë Arsen Lupen, siç e dini ka futur duart kudo ku ka patur miliarda për të marrë. Janë të panumërta tenderat e tij tepër të dyshimta, të cilat i ka dhënë tek kompanitë private përtej logjikës normale të tenderimit. Por me sa duket, ndonëse Laert Duraj ka harxhuar miliona e madje miliarda nëpër tendera lart e poshtë, ndër të cilat shumë miliona i ka dhënë edhe për mjete për Postën Shqiptare, një çudi ka ndodhur.

Rezulton se Laerti ka marrë një dhuratë nga kompania telefonike One. Bëhet fjalë për 20 motorë të rinj për shpërndarjen e pakove të cilët i janë dhuruar Postës Shqiptare. Madje për këtë u bë edhe një ceremoni “solemne” në Vorë ku vetë Drejtori Ekzekutiv i kompanisë One, Emil Georgakiev, i dorëzoi këto motorë direkt e në duart e “menaxhuesit” të miliardave, Laert Duraj.

Gjatë ceremonisë, vetë drejtor Laerti citohet të ketë thënë shprehimisht se: “Kjo ndihmë vjen si rezultat i vlerësimit nga ana e kompanisë One i punës së bërë nga ana e Postës Shqiptare gjatë periudhës së pandemisë dhe sidomos për shpërndarjen e pensioneve.”. Ndoshta kompania One përveç sa më sipër, ka vlerësuar mjaft mirë edhe mënyrën se si Laerti ka shpërndarë milionat e miliardat e Postës Shqiptare nëpër duart e kompanive të ndryshme nëpërmjet tenderave të dhëna nga duart e tij. Ju si mendoni miq?

Burimi JOQ

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment