Tritan Kalo sulmon ashpër Ramën: PS e mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit

Para pak ditësh, mjeku i njohur i spitalit Infektiv Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë Covid-19 duke thënë se politika i ka përçarë mjekët. Ndërkohë ditën e sotme, mjeku ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se Partia Socialiste e pas qershorit të 2013-tës është shndërruar në një parti që mbron interesat e oligarkëve dhe është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.

PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit.

Ky mendim i tij ka ngjallur dhe shumë debat e reagime te ndjekësit e tij në Facebook, dhe mjeku ka përtuar t’u kthejë përgjigjetdisave prej tyre. Kalo thotë se kishte një fije shprese se gjërat do të ndryshonin, por tashmë kjo duket të jetë e pamundur. Ai kërkon që qytetarët të kenë mundësi që të reflektojnë me njëri tjetrin, dhe të mos mendojnë dhe të veprojnë si militatë.

Të mos vijojmë t’u shkojmë prapa e të mos grindemi mes nesh të verbuar nga militantizmi.

Komentuesi: Me sa di, kodi zgjedhor na lejon që brenda skuadrës të zgjedhim më të mirin dhe duke fituar më i miri, në parlament futen më të mirët që dijnë të merren vesh për të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të futen të gjithë në një vorbull.

Kalo: Kur në vorbull futen edhe “ materiale” skarco, prishet më pas edhe “gjella” e gatuar në të…

Komentuesi: Është një mendim i përgjithshëm Profesor, ku më shumë shpreh lirinë e fjalës dhe të mendimit, sesa ndonjë denoncim konkret me prova.

Kalo: Unë nuk jam pjesë e tenderave, e policisë gjyqësore, e KLSh-së apo e Prokurorisë që të di konkrerisht mbi baza shkresore hollësira, POR sytë e mëndjes i kam në vend…Nëse ju keni dokumenta të tilla bëjini ato të disponueshme për publikun…

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment