E 21-ta në listë, ish-ministri i Brendshëm-Kodhelit: Do mbaheni mend si zonjë e hekurt pro zhvatjes

0
218

Renditja e listave të kandidatëve për deputet ka ngjallur debate dhe reagime të shumta prej ditës së djeshme kur dhe u zyrtarizuan duke u dorëzuar në KQZ.

Një prej emrave që befasoi ishte ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e renditur e 21-ta në qarkun e Tiranës, praktikisht një zonë jo e sigurt për sigurimin e një mandati. 

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj nuk e ka kaluar në heshtje këtë renditje në PS.

Në një status në Facebook, Demiraj i kujton Kodhelit edhe kohën kur drejtonte ‘Mbrojtjen’, ndërsa e cilëson si ministren më të dobët në historinë e atij institucioni.

“Kane kaluar pothuajse plot 8 vite nga dita qe moret drejtimin e MM dhe me punen dhe perpjekjet tuaja te jashtezakonshme dhe z. Arjan Kraja ja arritet qe te shenoheni ne histori si Ministrja me e dobet ne historine e atij institucioni. Fale jush tani FA jane te shkaterruara, poshteruara dhe te diskretituara ne te gjithe aspektet! Do te mbaheni mend gjate Znj. Kodheli, si nje zonje me dore te hekurt PRO korrupsionit, zhvatjes dhe degradimit te atij Institucioni.

Fale jush, MM dhe strukturat e varesise mesuan se si te merren gradat apo emerimet me para, personeli ushtarak te jete kokulur para kaskes tuaj te korruptuar dhe te z. Kraja, si çdo qindarke e atij institucioni shkoi ne xhepat tuaja, se si FA njohen ne historine e tyre Shefin e Shtabit te Pergjithshem nje “pijedashes dinjitoz” si Z. Jeronim Bazo dhe e fundit por jo me pak e rendesishme, perdorimi I MM dhe FA si te jete prone e babait, etj etj…te cilat per etike nuk dua ti permend ne publik! Per kete sigurisht do mbaheni mend dhe do tia dilni mbane per t’ju marre Shqiptareve dhe piken e fundit te gjakut qe ju ka mbetur! Suksese “Zonje e Nderuar””, shkruan Demiraj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here