“Në listat e PS ka përfaqësues të krimit”, Basha: SHBA dhe BE të flasin sot për këtë dhe jo pas zgjedhjeve

0
197

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka marrë pjesë ditën e sotme në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike. Në diskutimin e kësaj teme morën pjesë edhe personalitete të larta të politikes gjermane e austriake, kreu i ri i CDU, Armin Laschet, Michael GAHLER MEP anëtar i PE, ish-eurodeputeti Elmar BROK si dhe deputeti austriak, Reinhold Lopatka. 

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit ka persona me rekorde të zeza kriminale dhe përfaqësues të botës së krimit. Ai shtoi më tej se pret që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian të flasin qartë dhe prerë për këtë sot dhe jo pas zgjedhjeve. 

“Prioritetet e vendit janë të qarta. Objektivat e Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit tonë, janë të qarta. Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Ky është parakusht. Tashmë, edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Zbatimi real i ligjit të dekriminalizimit, zgjidhja e duarve të drejtësisë, avancimi deri në fund i reformës në drejtësi, me duart larg nga partitë politike. I vetmi kontribut që partitë politike mund të japin për reformën në drejtësi është që të mbajnë duart larg. Ne e kemi dhënë shembullin tonë, ne jemi ata që iniciuam dhe detyruam, ndonëse në pakicë, Edi Ramën të miratonte ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e Parlamentit Europian, me ndihmën e Marbrohut dhe të Eduart Kukan, dhe madje, edhe të socialistëve europiane Flenkeshtajn, por ky ligj duhet zbatuar. Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. Është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë. Kjo qeveri e ka tmerr transparencën. Ky proces do të thotë përputhshmëri jo vetëm në letër, por edhe në zbatim në Acqui Communitair, ndërkohë që vetëm muajt e fundit kemi kontrata dhe ligje speciale që kalojnë në parlament pa transparencë, pa publikim, që bien ndesh me detyrimet themelore të stabilizim asocimit në fushën e konkurrencës apo të drejtave të njeriut, apo të lirisë së medias. Dhe kjo e ka vendosur opozitën time, opozitën e Partisë Demokratike në konflikt me këtë qeveri. Fakti që ajo është kthyer de facto në një pengesë, në mos them një armike të Integrimit Europian të vendit. Nesër për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnorë sesa të përfundojë një nga shtyllat për të cilat u themelua; anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Hodhëm një hap domethënës me heqjen e vizave dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur 15 parakushtet, për të hapur negociatat dhe për të përparuar me shpejtësi në hapjen e negociatave. Një Parti Socialiste në opozitë, e reformuar dhe e çliruar nga kthetrat e krimit të organizuar që sot diktojnë edhe listën e kandidatëve të tyre, shpresojë të jetë një partnere e devotshme në rrugën e integrimit Europian dhe nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofrojë dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë të opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here