Në një komunikim me gazetarët nga qyteti i Fierit, Presidenti Ilir Meta komentoi dhe krahësimin që i bëri sot kryeministri Edi Rama.
Ky i fundit vendosi përballë Kreun e Shtetit dhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke iu kërkuar qytetarëve të zgjedhin këtë të fundit.
Ai tha se “Edhe sikur të isha duke pirë raki, s’do isha i shqetësuar, se unë kokainën nuk e përdor por do të jem luftëtar ndaj çdo politikani që përdor substancë narkotike dhe del garant para mafias për të pastruar paratë e tyre në Shqipëri”.
Meta e quajti Gjonajn “një fallsifikatore që noterizon koncesionet dhe PPP-të. Përgjigjen do ta marrë të qartë në 25 prill”.