“SHBA ka qenë e qartë”, Yuri Kim:Drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka folur ditën e sotme pas përfundimit të disa takimeve të një pas njëshme qe ka patur me figura politike në Elbasan.

Ajo e konsideroi këtë javë si një javë të rëndësishme sepse në KQZ janë dorëzuar nga partitë politike  listat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa Kim ka kërkuar gjithashtu nga drejtuesit politikë që të merrin përgjegjësi për të siguruar listat të cilat të jenë në përputhje me ligjin.

Kam qenë në Elbasan para disa muajsh vetëm për një orë për fushatën e kancerit të gjirit. Sikurse e dini kjo javë është ë rëndësishme sepse të hënën partitë kanë dorëzuar listat e kandidatëve. Në të shkuarën mendoj që gara në Elbasan ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se do ishte një kohë e mirë të shikoja situatën, të flisja vetë me njerëzit.
SHBA-të kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër. Është thelbësore që drejtuesit politikë të marrin përgjegjësi, që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA-të, të cilat kur merren si vendime nuk merren lehtësisht. E di se disa persona mund të thonë se ai është i përcaktuar nga ligji i SHBA por nuk është i dënuar dhe në fakt njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptonin që ky është një evidencë, jo për shkak se mungojnë faktet por për shkak të boshllëqeve në ligjin shqiptar. Kjo nuk është se SHBA-të pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë dhe gjithashtu kjo ka të bëjë nëse sekretari i Shtetit ka përcaktuar në bazë të informacioneve se ky person përbën kërcënim për SHBA-të, ka ardhur koha që votuesit shqiptarë të mendojnë nëse kjo do të bënte kërcënim për ta”, deklaroi ambasadorja e SHBA-ve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment