Simpatizantët pritje madhështore në Kavajë, Basha ngjitet mbi makinë: Rama ik, Shqipëria fiton!

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në Kavajë, ku është pritur nga simpatizantë të kësaj force politike.

Për t’i përshëndetur dhe falenderuar të gjithë, Basha hipi sipër makinës ndërsa mbante dy gishtat lart.

“Ça bëhet këtu, miting. Kini kujdes me masat. Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje”, tha Basha.

Më herët, gjatë rrugës për në Kavajë, Basha ka realizuar një bashkëbisedim me qytetarët live në Facebook. Ai u ndal te vota e emigrantëve shqiptarë, ku tha se “Shoqëritë që kanë emigracion masiv, siç është dhe e jona, do u japim të drejtën kushtetuese për votën e tyre. Rama i trembet votës së Diasporës, por ne do e bëjmë realitet votën e tyre”.

Basha foli edhe për kërkesën e SHBA dhe BE për të përfshirë në lista vetëm kandidatë me integritet.

“Rama do të vendosë përsëri në parlament kriminelë, pavarësisht nga thirrjet e SHBA dhe BE. 25 prilli sjell një çlirim dhe për Partinë Socialiste. Listat tona për deputetë janë pjesë e ekipit të fitores, por të gjithë janë pjesë e një ekipi, ka një mision: ndryshimin e vërtetë, jo thjesht rotacionin“, tha kreu i demokratëve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment