Dritan Leli dëbohet nga PS, refuzoi kërkesën e Ramës për të kandiduar për deputet

Dritan Leli është përjashtuar nga Partia Socialiste pasi refuzoi të hiqte dorë nga detyra e kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.Leli u largua nga partia pas një mesazhi që Damian Gjiknuri lexoi në Asamblenë e PS në Vlorë. Në mesazh thuhej se “Dritan Leli nuk ka më vend mes socialistëve”. PS e ka konsideruar Lelin të “huaj” duke mos pranuar që ai të dalë në fushatë me kandidatët për deputetë. Një tjetër shkak se përse Leli u përzu kështu nga partia duket të lidhet me faktin se ai u propozua për kryebashkiak nga Koço Kokëdhima edhe ai i leçituar nga partia disa vite më parë përmes një procedure të ngjashme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment