Gjirokaster/ Prezantohen kandidatet e PD

Kandidatet per deputete te PD Qarku Gjirokaster jane prezantuar ne nje takim me strukturat drejtuese vendore . Kryesuesi i listes se kandidateve per deputete z.Tritan Shehu ka vleresuar potencialin e larte te te gjithe pjestareve te listes se PD per Qarkun duke qene nje liste e forte me emra intelektualesh me peshe ne te gjitha fushat.
” Me ju se bashku ne drejtimin e PD do te perballemi per ti dhene goditjen perfundimtare ketij regjimi autokratesh. Ketij regjimi qe po diskriminon dhe rrenon jo vetem vendin ne teresi por cdo familje duke i trajtuar njerezit si skllever”- eshte shprehur z.Shehu
Ndersa z. Roland Bejko pedagog i shkencave te komunikimit ne Universitetin e Tiranes, shprehu bindjen e plote se PD ne Gjirokaster eshte e afte per te marre dy mandate deputetesh nese flitet me gjuhen e shifrave.
“Partia demokratike do te marri mandatet qe i takojne. Jo se jam une i dyti, por Gjirokastra e kerkon dhe do t’i jape Kuvendit te Shqiperise deputetin e dyte pasi PS e ka te pamundur te fitoje tre deputete kesaj radhe nese do flasim me gjuhen e shifrave -eshte shprehur z.Bejko duke i bere thirrje kampit te PS qe mos te luaje me prekjen e votes pasi pergjigja e demokrateve nuk do te mungoje.

Z. Entela Shehaj-Fico eshte nje tjeter emer ne listat e PD qe synon ti garantoj kesaj te fundit votat per fitore ne 25 prill. Nje risi ne listen e kandidateve te PD, zonja Shehaj-Fico u shpreh besimplote se Gjirokastra do te dije te reagoje ndaj padrejtesive 8 vjecare qe i kane shkaktuar Gjirokastres dem te madh ekonomik dhe shpopullim.

Kandidaturat ne listen e PD, jane perfaqësuese me vlera intelektuale dhe kontribute ne jeten sociale dhe politike të vendit figura te njohura per Qarkun e Gjirokastres cka premtojne per zgjedhjet e 25 prillit ndryshimin e shumekerkuar.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment