Iu hodh mjeti në erë me tritol, kush është Arjan Muça, ish prokurori i Gjirokastrës

Makina e një prokurori ka shpërthyer me lëndë eksplozivi pasditen e së së enjtes në parkimin e një qendre tregtare te Komuna e Parisit në Tiranë.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të automjetit tip ‘Mercedez A Class’.

Kush është prokurori Arjan Muça?

Arjan Muça ka qenë për disa vite oficer i policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dhe ka hetuar dosje të bujshme që kanë të bëjnë me vrasje, cështje të krimit të organizuar, korrupsionit etj. Më pas është transferuar si prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa prej më shumë se dy vitesh është komanduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ku merret me hartimin e raporteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve që kalojnë në filtrin e vettingut.

Në Gjirokastër nuk ka patur cështje me peshë dhe që ngrenë dyshime të forta se mund të kenë lidhje me shpërthimin e sotëm, ashtu si edhe për punën që kryen vitet e fundit, në përpilimin e raporteve për njerëzit e drejtësisë.  

Për shkak të funksioneve të tij, dyshimet kanë patur në fokus prokurorin, por nuk ka mbetur edhe jashtë vëmendjes aktiviteti i bashkëshortes së tij, po ashtu pjesë e sistemit të drjetësisë.  

Policia po heton në disa pista, mes tyre edhe dyshimi se sulmi mund të ketë lidhje me bashkëshorten e tij gjyqtare në Gjykatën Administrative Tiranë, Gentiana Muça.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment