Italia mbyllet për festën e Pashkëve, priten masa të reja anti-Covid

0
237

Qeveria italiane ka vendosur të bllokojë vendin për festën e Pashkëve. Nga data 3 deri në 5 prill vendi do të jetë në zonë të kuqe.

Këto masa ishin paralajmëruar më herët.

Ky vendim u mor në takimine  qeverisë me autoritetet lokale.

Në Itali po diskutohen masa të reja kufizuese, do të jenë të vlefshme nga 15 mars deri më 6 prill.

Një ditë më parë në Itali u regjistruan 25 mijë të infektuar me koronavirus dhe 373 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here