Manastirliu: Sot mbërrijnë 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca dhe fillojmë vaksinimin e mësuesve

0
166

Sot do të vijnë në vendin tonë 38400 doza vaksina nga AstraZeneca dhe pas ardhjes së tyre do të nisë vaksinimi i mësuesve. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“38400 vaksina të AstraZeneca, të siguruara nga qeveria përmes parapagimit nëpërmjet mekanizmit #COVAX, mbërrijnë sot në Shqipëri dhe do të nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve” shkruan Manastirliu.

Kujtojmë se disa vende europiane e kanë pezulluar përdorimin e vaksimave “AstraZeneca”, si një masë paraprake pas shqetësimeve në rritje se ato shkaktojnë mpiksje të gjakut

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here