Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i renditur i 11-ti në listën e PD në Tiranë, ka komentuar përplasjen e presidentit Ilir Meta me policët e Policisë Bashkiake në zyrën e FRD-së mesditën e sotme në Tiranë.
I ftuar në ‘Zonë e lirë’, Dule thotë se nuk është ogur i mirë dhe kjo ndodh për një arsye madhore.
“Nuk është ogur i mirë dhe kjo ndodh për një arsye madhore. Timonieri i madh, Z. Rama, po e ndjen dita-ditës t’i rrëshqasë dhe do t’i shmanget debatit publik. Përmes nëmëkëmbësit të tij, gjeti momentin të largojë nga zyrat e veta një forcë politike që është në zgjedhje.
Ato ambiente janë atje të rrethuara nga Policia e Shtetit. Në Durrës ka një listë kandidatësh me individë të inkriminuar, përpiqet që kamera të fokusohet vetëm tek kandidatet femra”, tha Dule.