Basha me bizneset në Lezhë: Asgjë nuk do të ndryshojë pa larguar Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në turin e tij të radhës në qytetin e Lezhës, takoi ditën e sotme biznesin e vogël të këtij qyteti, me të cilët bisedoi për situatën e vështirë që po kalon vendi si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike. Basha u ndal në disa biznese, ku dëgjoi prej sipërmarrësve të vegjël se sa e rëndë është situata social-ekonomike në vend.

“Po çfarë me thënë, nuk e di! Me ngrënë bukë, për të jetuar! Edhe siguracionet na i kanë lënë… Vjen tremujorëshi, 500 mijë lekë siguracione është gjë…!”

“Një gjë faktike është; fshatarët marrin më pak. Është pakësuar numri i krerëve për arsye të emigracionit, për arsye të sëmundjeve.”- u shpreh një pronar i një farmacie bujqësore.

Përpos krizës ekonomike, Lezha gjithashtu është një nga qytetet që vuan fenomenin e emigracionit të të rinjve, gjë që për bizneset është mungesë konsumi.

“Më keq se asnjëherë tjetër! Këto 2-3 vitet e fundit njëherë, është bërë më keq se asnjëherë tjetër! Punë s’ka, njerëzit largohen. Edhe për ne që jemi me profesion, me universitet nuk gjejmë dot një punë të përshtatshme. Edhe biznesi privat nuk na jep ato detyrat që kemi, edhe ato rregullat që kemi të përfshira në kontratën e punës, vetëm na shfrytëzojnë! Nuk ka kontrolle fare! Unë jam farmaciste me profesion, fundjavave ndihmoj prindërit e mi që të kemi më tepër mundësi  për të jetuar më mirë, por s’di çfarë të them. Uroj të bëhet më e mira për vendin tonë që të mos largohemi. Më është ofruar mundësia për të ikur në Gjermani, për t’u punësuar atje, por ideja që do vij t’i shoh prindërit 1 herë në 5 vitet, ajo më frenon më tepër.”- tha një farmaciste.

Duke bërë thirrje lezhjanëve për ndryshim më 25 prill, Lulzim Basha premtoi se qeveria e ardhshme do ta ndryshojë situatën, dhe të parët që do ta ndjejnë janë qytetarët dhe bizneset.

Lulzim Basha: “25 prilli është dita e ndryshimit. Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja. Është dita kur të gjithë lezhjanët me votë do ta largojnë Edi Ramën dhe do të hapin një kapitull të ri ndryshe për Lezhën ku shqiptarët do të bashkohen dhe do të bëjnë të mundur. Asgjë nuk do të ndryshojë pa larguar Edi Ramën dhe këtë e di i madh dhe i vogël. Ndaj gjithë këtë entuziazëm dhe shpresë që e prek kudo, le ta kthejmë në votë më 25 prill. Mos harroni, edhe në dyert e socialistëve të zhgënjyer, vëllezërit edhe motrave tona që të bëjmë të mundur votën më të madhe, referendumin më të madh popullor për ndryshim kundër së keqes me 25 prill. Lezha fiton! Shqipëria fiton! Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje të jashtëzakonshme deri në fitoren e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë me 25 prill. Fitore!

Një ndryshim krejtësisht ekonomik që ta ndjeni edhe ju si sipërmarrje, por në radhë të parë ta ndiejnë familjet shqiptare. Le të bëhemi të gjithë bashkë më 25 prill për ndryshimin që të fitojë Shqipëria, të fitojnë familjet shqiptare, të fitojë Lezha, të fitojë edhe sipërmarrja.” –u shpreh Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment