Bashkia e Tiranës i ka dhënë afat 10 ditë FRD-së që të lirojë zyrat, një ditë pas përplasjes me Policinë Bashkiake, sherr ku u përfshi edhe presidenti Ilir Meta.
Në një deklaratë për shtyp kreu i FRD, Sali Shehu tha se do të lirojë zyrat deri në vendimin e Gjykatës.
“Këto nuk janë akte banditeske, nëse ky dokument do kishte ardhur ditën e parë s’do kishte ndodhur kjo ngjarje por do ishim në gjykatë duke e zgjidhur këtë situatë sipas ligjit.
Ne jemi në godinë do vazhdojmë fushatën i njoftova të na lirojnë kushtet duke na lëshuar energjinë. Do marrim vendimin e gjykatës si të vendosë gjykata do veprojmë. Me vendim të gjykatës do ecim“, tha Shehu.