Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pas marrëveshjes Shqipëri-SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror si dhe konvertimin e TEC-it të Vlorës.
Kim e konsideron një marrëveshje të rëndësishme pasi sipas saj, i hap rrugë investimeve më të mëdha amerikane në vendin tonë, duke hapur më shumë vende pune dhe mundësi.
Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane thekson se marrëveshja jo vetëm diversifikon burimin e energjisë për Shqiëprinë, por edhe rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë jo vetëm për vendin por për gjithë rajonin.
“Kjo është është një marrëveshje strategjike e rëndësishme – jo vetëm që do të diversifikojë burimin e energjisë për Shqipërinë, por gjithashtu do të rrisë furnizimin dhe sigurinë e energjisë për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai hap gjithashtu rrugën për investime më të mëdha amerikane, duke çuar në më shumë vende pune dhe mundësi për të dy vendet.” shkruan Yuri Kim.