Prishet festa e Ditës së Verës/ Qytetarët shpërndahen nga policia , shpërthejnë në thirrje : Rama ik!

Festimet e Ditës së Verës janë ndërprerë nga forcat policore në qytetin e Elbasanit. Efektivët e rendit kanë kërkuar respektimin e orarit të karantinës. Sipas faxweb qytetarët janë revoltuar duke ‘shpërthyer’ në thirrjet “Rama ik” të cilat kanë vijuar në jehonë në të gjithë bulevardin e Elbasanit. Më tej administratorët kanë mbyllur lokalet dhe qytetarët i janë drejtuar shtëpive. Mëgjithëse pritej që këtë vit të mos festohej për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë ndërprerjen e festës së tyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment