Rikthehet moti i keq ulen temperaturat

0
270

Në pjesën e parë të ditën në vendin tonë do të mbizotërojnë vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe dëbore në zonat malore.

Ndërkohë pritet që në pjesën e dytë e ditës të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë ndalim të reshjeve dhe rikthim të përkohshëm të kthjellimeve.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes, por rënie të ndjeshme sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tonë por e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here