Meta ashpërson tonet: Këlyshët e Ndraghetës, opozita po provokohet që të mos hyjë në zgjedhje

0
229

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka ashpërsuar tonet gjatë konferencës me gazetarët. Ai tha se opozita po provokohet për të mos hyrë në zgjedhje. Metadeklaroi se Presidenti i Republikës do të jetë një institucion garant për demokracinë dhe zgjedhjet.

“Po bëhet gjithçka që të provokohet opozita, që të mos hyjë në zgjedhje. Po nëse nuk është presidenti aty, çfarë ndodh. Ju e dini se te bregu i Lumit, në Astir. Ky është fashizëm. I kanë hedhur gaz nënave dhe femijëve. Nuk lejon Meta instalimin e një junte. Presidenti do i dalë për zot Kushtetutës së Shqipërisë, gjakut të derdhur për demokraci, bijtë e xhelatëve që s’kanë kërkuar falje akoma, me këlyshët e Ndraghetës, me trafikantët, me horrat”, tha Meta.

Ky i fundit u ndal edhe te inidenti që ndodhi një ditë më parë në Elbasan, teksa tha se personat që provokuan dhunë kishin dalë për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale.

“Siç i patë dhe ata të Elbasanit janë të gjithë me tendera dhe me probleme dhe kanë dalë për të mbrojtur pasuritë e tyre kriminale. Le të bërdasë kush të dojë ‘Meta ik’, nuk shqetësohem unë”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here