I dyti për Ramën në Gjirokastër, Laerti i Postës hap tenderin 85 mln lekë për biçikleta

0
208

Laert Duraj, një nga drejtorët e preferuar të Rilindjes, i ka ngjitur shumë shpejt shkallët e karrierës, teksa nga i katërti para 4 vitesh, aktualisht renditet i dyti në qarkun Gjirokastër.

Punësimet partiake apo edhe favoret për firmat pranë PS-së e kanë bërë shumë të pushtetshëm. Prej disa vitesh, Laerti drejton Postën Shqiptare, një sha e cila gjeneron qindra milionë euro në vit. Dhe, “fitimi” nga kjo SH.A., po i shërben për të kaluar shumë fuqishëm në politikë, teksa aktualisht synon postin e deputetit. Ndoshta për të “pastruar” mëkatet gjatë drejtorllëkut, apo edhe për të investuar këto para në politikë.

Gjatë gjithë drejtimit të Postës Shqiptare, Laerti është akuzuar për favore gjatë bërjes së tenderave, të cilat kanë vijuar dhe vijojnë me shifra stratosferike. Së fundmi, jo nga shifrat marramëndëse, por nga fryrja, është akordimi i rreth 85 milionë lekë të vjetra për të blerë biçikleta të madhësisë 26′ dhe 28′.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews, Laerti ka urdhëruar bërjen e një tenderi me vlerë 85 milionë lekë me TVSH. Objekti i tenderit është “blerje biçikleta 26′ dhe 28′”. Kërkohen të blihen rreth 170 biçiklera, ndërsa afati i dorëzimit të mallit do të jetë për 3 muaj. Sipas dokumenteve shoqëruese, kërkohen të blihen 70 biçikleta 26′ dhe 100 copë 28′. Pra, siç e thamë, plot 170 biçikleta.

Nëse do të bëjmë një llogaritjë të thjeshtë, nisur edhe nga fondi 85 milionë me TVSH, rezulton se për 1 biçikletë, posta do të paguajë plot 501 mijë lekë. Me këtë shumë, siç ka pyetur edhe BoldNews, mund të blesh biçikleta shumë të mira.

Por, në dyqanet e Tiranës, ka edhe biçikleta me çmime sa gjysma e kësaj shume, apo sa 1/4 e kësaj shume.

Megjithatë, Laerti do të shpenzojë këtë shumë, pra 501 mijë lekë, vetëm për një biçikletë!

/boldnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here