Berisha: Rama në Elbasan mund të kishte krijuar një gjakderdhje

Ish-kryeministri Sali Berisha e quan përplasjen në Elbasan si një nga aktet më të shëmtuar zgjedhore. Në një lidhje direkte me “Milori Live” në Klan News, Berisha tha se Rama mund të kishte shkaktuar gjakderdhje në Elbasan, por i jep meritat PD-së që reagoi me gjakftohtësi.

“Zoti Basha po bën një fushatë shumë të mirë, lidhur me aktin kriminal të Elbasanit Basha ka bërë disa deklarata nga më të fortat. Ai akt ishte një nga më të shëmtuarit në zgjedhje, Edi Rama mund të kishte krijuar dhe gjakderdhje”, tha Berisha.

Më tej ish-kreu i PD-së komentoi dhe fushatën që po bëhet për zgjedhjet e 25 Prillit dhe sërish pati kritika për mënyrën që ka zgjedhur Rama të kërkojë votat për një mandatat të tretë.

“Është një fushatë civile, një fushatë për qytetarin dhe jo për banditët, një fushatë e bazuar në një program nga më të studiuarit që i është prezantuar qytetarëve. Është një fushatë që premton rritje rrogash për të rritur shpresën e qytetarë. Është një fushatë që garantonë që Shqipëria të ecë e sigurt drejt rrugës së Bashkimit Evropian. Nuk po përodoret as krimi as bandat dhe as Covid për fushatë. Kemi dy modele, modelin e një gënjeshtari që shpif dhe trillon. E patë si e hapi fushatën? Ndaj dhe shqiptarët po dallojë një njeri që është në grahmat e fundit dhe një tjetër që po bëhet fitimtar çdo ditë”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment