Basha pritet me ovacione në Vlorë: Socialistët të bashkohen me ne, beteja nuk është për mua apo Ramën

0
198

Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Vlorë, ku është pritur nga shumë qytetarë. Vlonjatat, sikurse ka ndodhur edhe në qytetet e tjera e kanë pritur kreun e demokratëve me thirrjet “Rama ik” dhe brohoritje.

Basha ka falenderuar mbështetetësit e PD, ndërsa ka vijuar takimet me qytetarë dhe biznese në Vlorë. Në një prononcim për gazetarët, Basha tha se vendi është në kolaps dhe se kjo gjendje, sipas tij, pasqyrohet edhe në Vlorë.

Ndërsa ka shprehur bindjen se opozita do të fitojë zgjedhjet, kryedemokrati ka premtuar se do të ndryshojë gjendjen aktuale si për bizneset, fermerët dhe për rininë. Ky i fundit u ka kërkuar socialistëve të Vlorës të bashkohen me Partinë Demokratike.

“Vendi është në kolaps, qyteti i Vlorës dhe Vlora e ndiejnë, universiteti dhe rinia e dinë këtë. Sipërmarrja vlonjate e ndjen këtë, rënia e xhiros, ka ardhur koha për ndryshim. Kjo që dëgjoj dhe prek, nuk është vetëm nevoja për ndryshim.

Mos harroni kjo betejë nuk është për Bashën apo Ramën, është për shqiptarët, për ata që kanë mbetur pa punë, për ata që kanë fëmijët jashtë, për Shqipërinë dhe Shqiptarët, ndaj duhet të bashkohemi.

Sepse me 25 prill nuk bëhet fjalë për fitoren e një force politike, do ti fitojmë zgjedhjet, por fituesit e vërtetë do të jenë të nëpërkëmburit e 8 viteve. Sipërmarrësit, fermerët dhe rinia, së bashku do ti japim Shqipërisë atë që e meriton. Kërkesa ime për socialistët e Vlorë është bashkohuni me ne”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here