Del lista e zgjedhësve, 3 588 869 qytetarë mund të votojnë më 25 prill; ministria jep detajet

Ministria e brendshme ka nxjerrë ditën e sotme listën përfundimtare të zgjedhësve. Kjo vjen rreth një muaj para ditës së zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë vendosur të mbahen më 25 prill.

3,588,869 qytetarë kanë të drejtë ta ushtrojnë këtë të drejtë.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka dhënë më tepër detaje lidhur me këtë shifër:

– 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote

– 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra

– 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë

– 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit

– 5,199 është numri i qendrave të votimit

Çdo qytetar duhet ta verifikojë emrin e tij në portalin qeveritar “e-albania”. Kështu bëri me dije drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve që u ka skaduar karta e ID apo pasaporta, të aplikojnë për tu pajisur me një të re.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment