Grabitet banesa e një të moshuare në Nartë të Vlorës

0
161

Një grabitje ka ndodhur në një banës në Nartë të qytetit të Vlorës. Mësohet se në këtë banesë jetonte një e moshuar 85-vjeç e quajtur Vravara Papa.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në zonën e Nartës. E moshuara jetonte e vetme në banesë ndërsa mësohet se autorët i kanë marrë 2 mijë lekë.

Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here